Ka dështuar tenderi i Telekomit të Kosovës për furnizim me pajisje mbrojtëse ndaj Covid 19.
Kompania që ishte shpallur fituese e tenderit në vlerë prej rreth 5 mijë euro nuk ka pranuar të nënshkruar kontratën duke deklaruar se çmimi në treg është rritur, shkruan arbresh.info.
Kështu bëhet e ditur në njoftimin për anulim të kontratës të bërë publik në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik
“Operatorit Ekonomik te cilit i është dhënë kontrata, pas ftesës për nënshkrim të kontratës ka refuzuar të nënshkruaj kontratën me arsyetimin se çmimi ne treg është rritur dhe nuk mund te furnizojnë brenda çmimit te dhënë”, thuhet aty.
Në të njëjtin njoftim bëhet e ditur se nuk lejohet që të shkohet te operatori i radhës.
“Gjithashtu, parasysh se autoriteti kontraktues në këtë fazë të procedurës së prokurimit nuk mund të shkoj tek operatori ekonomik i radhës, atëherë neve jemi te detyruar të anulojmë këtë procedurë të prokurimit. Për me tepër legjislacioni dhe platforma e eprokurimit nuk lejojnë të anulohet njoftimi për dhënie të kontratës me arsyet e lartcekura, atëherë jemi te detyruar të veprojmë në këtë mënyrë për të bërë transparente veprimet e autoritetit kontraktues”, thuhet më tej.
Për kontratën me titull ‘Furnizim URGJENT me Pajisje Mbrojtëse Parandaluese’ e që ishin planifikuar të dorëzoheshin në depon qendrore të Telekomit të Kosovës, ndërtesën qendrore Dardan dhe Shkabaj Obiliq kishin aplikuar gjithsej 7 kompani prej të cilave fituese kishte dalë “Medikos Pharma” SH.P.K. nga Gjakova e cila edhe kishte ofruar tenderin me çmimin më të ulët prej saktësisht 4.576,28 euro.
Ndërsa tenderi i përgjegjshëm me çmimin më të lartë arrinte në 8.464,40 euro.
Kompania fituese e tenderit e që më pas ka refuzuar nënshkrimin e kontratës, “Medikos Pharma” SH.P.K, është regjistruar në Agjencinë Kosovare të Regjistrimit të Bizneseve në qershor të 2014-es.
Ky biznes nga Gjakova i regjistruara si shoqëri me përgjegjësi të kufizuara ka për pronar të vetëm Bashkim Hasanaj.
“Medikos Pharma” SH.P.K ka kapital prej 1 mijë e 500 euro.
Ndërsa në mesin e qindra aktiviteteve, primar ka tregtinë me shumicë jo e specializuar dhe sekondar tregtinë me shumicë e artikujve të tjerë ushqimorë, përfshirë peshkun, krustacet dhe molusqet (frutat e detit).
Ndryshe arbresh.info ditë më parë ka raportuar se edhe për furnizimin me pajisje mbrojtëse që ka bërë Posta e Kosovës.
Për dallim nga Institucionet qendrore dhe ato komunale që ishin kritikuar për blerje të artikujve parandalues për përhapjen e koronavirusit me çmim shumë herë më të lartë sesa ai që është një treg, ndryshe kishte vepruar Posta.
Ajo maskat shumëpërdorimshe i ka blerë për afro 10 herë më lirë sesa shumë Institucione.
Një e tillë i ka kushtuar 0.59 euro.
Kështu bëhet e ditur në njoftimin për nënshkrim të kontratës të bërë publik në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik. Aty thuhet se për kontratën me titull ‘Furnizim me pajisje mbrojtëse për staf te PK-së SH.A. për mbrojtje nga virusi COVID 19 Lot1 Furnizim me maska mbrojtëse shumëpërdorimshe’, fillimisht ishte planifikuar shuma prej 15 mijë euro.
Bëhej fjalë për 2 mijë maska për depon kryesore në Fushë Kosovë.
Pas hapjes së tenderit operatori ekonomik i vetëm që kishte aplikuar kishte ofrim për rreth 14 mijë euro më të lirë. Ato kushtuan vetëm 1.180 euro ose 0.59 euro për copë.
Kompania që kishte ofruar këtë çmim e që edhe është shpallur fitues është ” EXIMTEX ” SH.P.K nga Gjakova.
Në njoftim thuhet se kontrata nuk ka gjasa të nënkontraktohet./arbresh.info/
Jo 7 e 8 euro, Posta e Kosovës paguan vetëm 59 centë për një maskë mbrojtëse shumëpërdorimshme
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...