Amerikanët po kursejnë para, shkalla arrin nivelin e saj më të lartë që nga viti 1981

08:38 | 1 Maj 2020
Arbresh.info

Është rritur dukshëm numri i amerikanëve që po kursejnë para në banka.

Vetëm në muajin mars vlera e kursimeve është rritur në 13.1% nga 8% sa ishte në shkurt, sipas byrosë së Analizave Ekonomike të qeverisë së Shteteve të Bashkuara, shkruan CNN transmeton arbresh.info.

A woman walks through a nearly deserted Times Square in New York Monday, as the city adjusts to widespread closures and restrictions on public life because of the COVID-19 respiratory disease.

Aty thuhet se kjo është shkalla më e lartë e kursimeve që nga nëntori i vitit 1981.

Ndërsa Qeveria ka njoftuar se të ardhurat e personave kanë rënë për 2% pas urdhërit për qëndrim në shtëpi për të parandaluar përhapjen e virusit Covid 19.

E 3.8 milionë qytetarë të tjerë u paraqitën për përfitime të papunësisë javën e kaluar, duke e çuar totalin në 30 milionë që nga mesi i marsit.

Kjo është vlerësuar si  tkurrja më e keqe në ekonominë amerikane që nga recesioni i madh i vitit 2008./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme