“Hetuesit tonë po punojnë mbi këtë çështje, pavarësisht nëse Kina e ka bërë këtë qëllimisht ose gabimisht. Nuk mund t’ju tregoj më shumë”, u shpreh Trump
Presidenti amerikan Donald Trump tha se ka parë prova që koronavirusi i ri (COVID-19) ka dalë nga një laborator në Wuhan të Kinës, por aktualisht nuk mund të zbulojë detaje.
Trump iu përgjigj pyetjeve në lidhje me zhvillimet në një panel me temë “mbrojtja e të moshuarve” në Shtëpinë e Bardhë, ku u pyet për pretendimet se virusi ka dalë nga laboratori në Wuhan.
I pyetur se “A keni parë prova që ju japin bindje të lartë se virusi ka dalë nga Instituti i Virologjisë në Wuhan”, presidenti amerikan u përgjigj: “Po, kam parë”.
“Hetuesit tonë po punojnë mbi këtë çështje, pavarësisht nëse Kina e ka bërë këtë qëllimisht ose gabimisht. Nuk mund t’ju tregoj më shumë”, u shpreh më tej Trump, pas këmbënguljes së gazetarëve me pyetje mbi këtë çështje./aa/
Fillojnë punimet për modernizimin dhe përmirësimin e sistemi...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu miraton “në ...
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion