Spanja ka hequr veton ndaj Kosovës për pjesëmarrje në samite, takime dhe konferenca ndërkombëtare. Vetoja ishte vendosur nga Spanja në vitin 2018 nga Mariano Rajoy.
Sipas europa presss, kryeministri Pedro Sánchez do të marrë pjesë në Samitin BE-Ballkan Perëndimor i cili do të mbahet me datë 6 maj. Për shkak të pandemisë së Covid-19, samiti do të mbahet me anë të videokonferencave. Në samitin e 6 majit, pritet të marrë pjesë edhe Kosova.
Spanja nuk e njeh Kosovën dhe burime diplomatike pranë qeverisë spanjolle bëjnë me dije se nuk ka ndryshim pozicioni në territorin e Ballkanit Perëndimor.
Ministrja e Jashtme, Arancha González Laya tha se qëllimi i Spanjës është i njëjtë me atë të Bashkimit Evropian, të arrijë një marrëveshje përfundimtare mes Prishtinës dhe Beogradit. Ajo gjithashtu bëri me dije se Spanja nuk ka ndërmend të qëndrojë si një vëzhguese në rajonin e Ballkanit Perëndimor. “Nëse boshti i Evropës lëviz në lindje, Spanja gjithashtu duhet të lëvizë dhe duhet të kontribojë në zgjidhjen e konflikteve atje ku ka konflikte”- tha González Laya.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...