Google ADS

Greqia raporton 140 viktima dhe 2,591 të infektuar me koronavirus

01:18 | 1 Maj 2020
Trina Galanxhi

Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 15 raste të reja me koronavirus në Greqi, ndërsa ka ndërruar jetë edhe një person.

Në Greqi, numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në total në 2,591.

Ministria e Shëndetësisë raportoi këtë të enjte se numri i viktimave në total nga virusi ka shkuar në 140. Ndërkohë, 38 pacientë janë duke u trajtuar nga intubacioni.

Mosha mesatare e viktimave nga COVID-19 është 70 vjeç dhe shumica e tyre vuanin nga sëmundje bashkëshoqëruese./vizionplus/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme