Google ADS

Kryeministri i këtij vendi rezulton pozitiv me koronavirus

00:59 | 1 Maj 2020
Trina Galanxhi

Kryeministri rus Mikhail Mishustin thotë se ai ka rezoltuar pozitiv me koronavirus dhe se i ka thënë Presidentit rus, Vladimir Putin, se ai do të izolohet.

Detyrën e tij përkohësisht do ta kryejë zv.kryeministri i parë, Andrei Belousov, transmeton portal arbresh.info

Mishustin, 54 vjeç, u emërua kryeministër në janar.

Rusia është kthyer në një vatër të nxehtë të koronavirusit, ndërsa vendi ka marrë masa për parandalimin e infeksionit.

Gjithashtu, kryetari i Moskës thotë se ai nuk mendon se kryeqyteti rus është afër kapërcimit të përhapjes së koronavirusit.

Presidenti rus, Vladimir Putin nuk ka bërë ndonjë test për Covid-19, ndërsa zëdhënësi i tij kohë më parë tha se “Presidenti është në gjendje të mirë shëndetësore” dhe se nuk ka nevojë t’i nënshtrohet asnjë testi./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme