Google ADS

Trump: Kina ose nuk mundi ta ndalojë virusin, ose e la të përhapet me qëllim

23:58 | 30 Prill 2020
Trina Galanxhi

Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar se është e mundur që Kina ose nuk ka mundur ta ndalonte përhapjen e koronavirusit, ose e la atë të përhapej qëllimisht.

Komentet e Trump vijnë pasi “lufta e fjalëve” me Pekinin u ashpërsua mbi situatën e krijuar me Covid-19, transmeton portal arbresh.info

Duke folu para gazetarëve, Trump nuk pranoi të thoshte nëse e bën përgjegjës Presidentin kinez, Xi Jinping, për atë që ai mendon se është dezinformatë që virusi doli nga laboratori në Ëuhan, ku edhe u bë shpërthimi i parë.

SHBA vazhdon të mbetet vatër e nxehtë e Covid-19, ndërsa ka filluar që të mendojë për lehtësimin e masave.

Ndër të tjera, Trump ka deklaruar se marrëveshja tregtare me Kinën, që ai e lidhi me Xi, është sekondarë pas shpërthimit të Covid-19./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme