“Projekt të ri për veprim të shpejtë kundër Kovid-19”, në vlerë prej rreth 90 milionë euro për përkrahje të shëndetësisë dhe punëve sociale, i cili do të implementohet me përkrahje të Bankës Botërore, paralajmëroi ministrja e Financave, Nina Angelovska, në profilin e saj në ‘Facebook’.
Ajo informoi se projekti përbëhet nga dy komponenta dhe atë për përforcimin e kapaciteteve shëndetësore, si furnizimi i pajisjes dhe materialeve mjekësore, rinovimi i institucioneve shëndetësore, financimi i sigurimit shëndetësor për grupet e rrezikuara, dhe komponenta për përkrahje të amvisërive, e cila përfshin transfere për amvisëritë e rrezikuara dhe kompensim në para, për ata që i kanë humbur vendet e punës, si rezultat të krizës.
“Kjo ishte një nga temat e mbledhjes me nënkryetarin e Bankës Botërore për Evropë dhe Azinë Qendrore, Siril Miler, guvernatoren Anita Angelovska-Bezhoska, zëvendëskryeministret Radmila Shekerinska dhe Mila Carovska, në kuadër të Takimeve pranverore virtuale të FMN-së dhe Bankës Botërore. Përkrahja e përgjithshme nga Banka Botërore për vendin, për ballafaqim me krizën me koronavirusin është 140 milionë euro, prej të cilave 50 milionë do të dedikohen për përkrahje financiare me vlerë prej 14.500 denarë për një të punësuar, e cila është e dedikuar për ruajtjen e vendeve të punës”, potencon ministrja Angelovska.
Në takimin ka marrë pjesë edhe pasardhësja e Milerit, Ana Bjerd, e cila nga 1 maji do ta ndërmerr funksionin, pas përfundimit të mandatit të tij.
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Lewandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor