Ilaçi kundër kancerit ia zvogëlon impulsin pedofilit

20:39 | 30 Prill 2020
A. B.

Ilaçi i cili zakonisht përdoret për shërimin e kancerit të prostatës do të mund të zvogëlojë dukshëm rrezikun që pedofilët të abuzojnë me fëmijët, ka konstatuar hulumtimi i ri suedez.

Shkencëtarët suedezë thonë që ilaçi ‘Degarelix’ ul dukshëm nivelin e testosteronit, duke ia ulur impulsin pedofilit dhe dëshirën e tij seksuale, shkruan neurosciencenews.com, transmeton portali arbresh.info

Efekti i ilaçit vërehet pas vetëm dy javësh.

Hulumtuesit e Institutit Karolinska në Stokholm thonë që sistemin penalo-juridik nuk ka arritur të ngadalësojë rritjen e abuzimit të fëmijëve – posaçërisht të veprave penale të bëra nëpërmjet internetit.

Për hulumtim janë paraqitur 52 meshkuj, ndërkaq rezultatet tregojnë që rreziku nga kryerja e veprës penale ka rënë për 40 për qind te personat të cilët kanë marrë ilaçin, ndërkaq për 15 për qind te ata të cilët kanë marrë injeksione plecebo.

Shkencëtarët planifikojnë t’i studiojnë efektet afatgjata të ilaçit dhe t’i krahasojnë me efektet e psikoterapisë. /arbresh.info/

https://neurosciencenews.com/pedophile-drug-16280/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme