Google ADS

Wuhan i tregon botës se fundi i izolimit është fillimi i krizës së Covid-19

18:00 | 30 Prill 2020
Arditë Shkodra

Në të gjithë botën, njerëzit janë duke pritur për njoftimin se pandemia e koronavirusit po përfundon dhe ata mund t’i kthehen jetës normale.

Por qyteti kinez, që ishte qendër pandemie, ka treguar që normalja mund të jetë akoma larg, raporton CNN, transmeton lajmi.net.

Kur zyrtarët Wuhan lehtësuan masat kufizuese të udhëtimit në 8 prill, duke përfunduar në mënyrë efektive mbylljen e 76 ditëve të qytetit, banorët dhe bizneset lokale shpejt mësuan se rihapja aktuale e qytetit do të ishte e ngadaltë.

Megjithë heqjen e masave më të rrepta të bllokimit, shumë dyqane janë ende të mbyllura, restorantet janë të kufizuara në shërbim. Madje edhe kur qytetarët dalin jashtë ende mbajnë pajisje mbrojtëse dhe përpiqen të shmangin njëri-tjetrin.

Zyrtarë qeveritar të Wuhanit përgjatë një takimi më 25 prill premtuan “fitore të dyfishtë”, të suksesit ndaj pandemisë dhe rritjes ekonomike.

Por, edhe media e kontrolluar nga shteti ka sugjeruar që planet për të rikthyer qytetin në prodhim 100% deri në fund të prillit mund të tingëllojnë “shumë optimiste”.

“Në një afat të shkurtër, natyrisht, do të ketë një rikuperim,” tha Larry Hu, ekonomist në Macquarie Capital Limited. “Prodhimi do të rikuperohet së pari dhe më pas konsumi, sepse shumë njerëz janë ende të gatshëm të dalin … por nga një perspektivë afatgjatë, nga një perspektivë tre-vjeçare virusi do të vazhdojë të dëmtojë ekonominë në Wuhan”.

Shaun Roache, kryeekonomisti i Azisë Paqësore në S&P Global Ratings, tha se mësimi i Wuhanit në pjesën tjetër të botës ishte se veprimet e shpejta, të hershme mbi koronavirusin jo vetëm që ishin të kushtueshme për ekonominë, por mund të çonin për një rihapje më të shpejtë.

“(Por) bllokimet kanë një efekt disproporcional në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Këto firma kanë më pak qasje në kredi për t’i ndihmuar ata të rimëkëmbjen dhe gjithashtu nuk do arrijn të përmbushin kërkesat”, tha ai.

Në një storie të CNN më 22 prill, u tha se më shumë se gjysma e bizneseve lokale ishin të mbyllura.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme