Google ADS

Aksident në Korçë, polici përplas me makinë një fëmijë

16:41 | 30 Prill 2020
Arditë Shkodra

Pasditen e sotme një aksident i rëndë rrugor ndodhi në aksin nacional Korçë-Pogradec, në urën e Bulgarecit.

Raportohet se një automjet ka përplasur një fëmijë të moshës 12-vjeçari, i cili po lëvizte me biçikletë.

Mesohet se gjendja shëndetësor e fëmijës është e rëndë.

Drejtuesi i mjetit bëhet me dije se është punonjës i policisë së rendit në Maliq.

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 30.04.2020, rreth orës 15:40, në aksin rrugor Korçë-Maliq, pranë fshatit Bulgarec, shtetasi D. L., duke drejtuar mjetin tip “Opel” dyshohet se është përplasur me një biçikletë që lëviste një shtetas rreth 12 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Korçës, për ndihmë mjekësore.

Drejtuesi i mjetit ndodhet në Komisariat, ku po kryen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme