Kryetari i OEK-së: Nëse e kalojmë fazën e parë, e kemi një test të rëndësishëm

16:16 | 30 Prill 2020
Arbresh.info

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka mirëpritur vendimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për hapjen e disa bizneseve nga 4 maji.

Sipas tij, ky hap duhet të mirëpritet dhe të respektohet nga gjithë qytetarët e vendit.

“I lus gjitha bizneset të jenë strikt dhe të kalojmë sa më shpejtë nga faza e parë në fazën e dytë. Është mundësuar mu hap ekonomia.

“Prej 4 maj, 18 maj është testi jonë i radhës. 18 maj, 2 qershor, do të kalojmë në gazën e dytë. Konsumatorët duhet të njoftohen për masat. Duhet të jemi të vetëdijshëm se si duhet të blejmë, argëtohemi, do të ndryshohet për një kohë”, ka thënë ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme