Askush nuk ka një lëkurë të përsosur, por dermatologët i afrohen më shumë të paturit një lëkurë të shëndetshme. Ata e dinë më mirë nga të gjithë se çfarë funksionon dhe çfarë jo; kanë një rutinë të përhershme dhe disa veprime nuk i bëjnë kurrë. Mësoni prej ekspertëve.
Nuk ngacmojnë puçrrat apo poret e bllokuara.
Ngacmimi i puçrrave dhe poreve të bllokuara vetëm sa do ta përkeqësojë situatën. Nëse preken, puçrrat dhe poret e bllokuara, si pikat e zeza, çojnë në inflamacion, dhimbje dhe shtim të tyre.
Nuk dalin kurrë nga shtëpia pa kremin mbrojtës ndaj diellit.
Nëse mendoni se kremi mbrojtës ndaj diellit është i nevojshëm vetëm në plazh, gaboheni. Rrezet ultravjollcë shkaktojnë kancer dhe janë përgjegjëse për 90% të plakjes së lëkurës. Po kështu shkaktojnë njolla kafe dhe rrudha. Për ta mbrojtur sa më mirë lëkurën, duhet të vendosni kremin mbrojtës, edhe në dimër, edhe kur nuk është diell, sepse rrezet ultravjollcë depërtojnë edhe retë.
Nuk e spërkasin sprucuesin mbrojtës ndaj diellit direkt në lëkurë.
Të sprucosh direkt mbi lëkurë mund të jetë e dëmshme, sepse me gjasë nuk do ta përhapni në të gjithë zonën. Dermatologët preferojnë që të sprucojnë fillimisht në dorë dhe më pas e përhapin në lëkurë.
Nuk nxihen kurrë.
Lëkura e nxirrë nga plazhi mund të duket “e shëndetshme”, por nuk është. Në planin afatgjatë, ekspozimi ndaj rrezeve ultravjollcë ndryshon lëkurën për gjithë jetën. Sa më shumë të qëndroni në diell, aq më shumë bie niveli i kolagjenit dhe elastinës.
Nuk e pastrojnë lëkurën më shumë seç duhet.
Pastrimi është një nga hapat më të rëndësishëm. Larja e shpeshtë mund ta shkatërrojë lëkurën, e cila ka nevojë për vajrat e saj natyralë. Pastrimi i tepërt shkakton thatësi dhe dehidratim.
Nuk flenë kurrë me grim.
E keni lexuar shpeshherë këtë gjë dhe do të vazhdoni ta lexoni. Grimi i mbetur në lëkurë depërton thellë në pore dhe mund të shkaktojë inflamacion. Kjo gjë çon në tharje të lëkurës, acarim dhe sigurisht më shumë rrudha.
Nuk e teprojnë me përdorimin e skrabit.
Largimi i qelizave të vdekura është i rëndësishëm për pastrim, mirëpo përdorimi i tepërt i skrabit mund të dëmtojë sipërfaqen e lëkurës dhe të shkaktojë skuqje, acarim dhe në disa raste, gjakosje.
Biden takon liderët e Koresë së Jugut dhe Japonisë
Kurti në 25-vjetorin e BQK-së: Duke kujtuar të kaluarën, men...
Abdixhiku në Podujevë: Bashkë me ju, ne do ta sjellim ndrysh...
Autoritetet zvicerane iu dalin “hak” huliganëve ...
Kosova dominon në Bukuresht, por nuk ka gola pas pjesës së p...
Kuvendi me sqarim për kontratën e re për pastrim dhe mirëmba...