Katër viktima dhe 23 raste të reja me Covid-19 në Maqedoni

14:10 | 30 Prill 2020
Arbresh.info

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë regjistruar 23 raste të reja me Covid-19, nga 386 teste të kryera.

Prej rasteve të reja: 5 janë në Shkup, 5 në Kumanovë, 3 në Prilep, 6 në Tetovë, 2 në Veles dhe 2 në Negotinë, përcjell telegrafi maqedoni.

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve me coronavirus shkon në 1465.

MSH informon se në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 4 viktima nga coronavirusi.

Bëhet fjalë për një pacient nga Shkupi (62), një paciente nga Gostivari (59), si dhe dy nga Kumanova (72 dhe 79 vjeçar).

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme