Veseli përkujton Ilaz Kodrën: Askush nuk mund ta tjetërsojë luftën e UÇK-së

14:26 | 30 Prill 2020
Arbresh.info

Në përvjetorin e 21-të të vrasjes së komandantit Ilaz Kodra, kryetari i PDK-së Kadri Veselit ka bërë homazhe tek shtatorja e tij në Drenas, transmeton portali arbresh.info.

Ai ka thënë se askush nuk mund ta tjetërsojë luftën e drejtë të UÇK-së.

“Bëra homazhe e vendosa lule tek shtatorja e Ilaz Kodrës në Drenas, për të nderuar sakrificën sublime të tij dhe shumë dëshmorëve të tjerë, të cilët dhanë jetën në luftën tonë të shenjtë e të drejtë për lirinë e Kosovës”, deklaroi ai.

Ilaz Kodra, në luftë ballë për ballë kundër forcave serbe, ra në altarin e lirisë më 30 prill të vitit 1999, në fshatin Shtuticë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme