SHBA: Kalben në kamion kufomat e të vdekurve nga koronavirusi

14:07 | 30 Prill 2020
Arbresh Info

Një shtëpi funerali në New York të SHBA-ve, u përpoq t’i mbajë 50 trupa të personave të vdekur nga COVID-19, në një kamion që nuk ka ngrirëse. Era e kufomave që u përhap përreth, shqetësoi banorët e lagjës, të cilët më pas lajmëruan autoritetet e policisë, transmeton arbresh.info.

Një biznes i quajtur “Andrew T Cleckley”, në New York, që ishte autorizuar  nga Ministria e Shëndetësisë amerikane si “shtëpi funerali”, u përpoq ti fshehë rreth 50 kufoma të vdekurve nga koronavirusi, në një kamion që nuk e posedonte aftësinë ngrirëse.

Pasi që era e kufomave të kalbur, filloi të përhapet në lagje, banorët e raportuan rastin në Policinë e New York-ut.

Policia e cila arriti në vendin e ngjarjes,pasi që mbylli tërësisht këtë biznes, filloi hetimet ndaj pronarit të saj me arsyetimin se nuk i mbajti kufomat në kushte të sigurta./arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme