Google ADS

Turqit u anashkaluan nga LDK-ja për bashkëqeverisje

14:21 | 30 Prill 2020
M. A.

Partia Demokratike Turke e Kosovës ende nuk ka marrë asnjë thirrje nga përfaqësuesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës për formimin e një koalicioni që do ta udhëheqë qeverinë e re në krye me Avdullah Hotin.

Edhe pse portali arbresh.info pati informata se deputeti Fikrim Damka që vjen nga kjo parti, ishte takuar me presidentin e vendit Hashim Thaçi, një gjë e tillë është demantuar nga vetë deputeti.

Ai në një përgjigje telefonike për portalin arbresh.info tha se nuk ka takuar as presidentin Thaçi e as Avdullah Hotin.

“Jo nuk jemi takuar as me presidentin Thaçi as me Avdullah Hotin. Ende nuk e kemi asnjë takim edhe si grup ende nuk jemi mbledhë për t’i diskutuar zhvillimet e fundit. Ende nuk jemi dakordu për këtë çështje”, tha ai.

Gjatë ditës së sotme edhe lideri i LDK-së Isa Mustafa tha se janë duke u takuar me komunitetet jo shumicë për të nënshkruar koalicionin e ri, por një gjë të tillë nuk e kanë bërë me partinë turke./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme