Google ADS

Real Madrid në pritje të thirrjes së Camavinga-s

14:01 | 30 Prill 2020
Arbresh Info

Real Madrid e dëshiron me patjetër mesfushorin e Rennes, Eduardo Camavinga.

Interesimi i “Los Blancos” nuk është fshehtësi dhe këtë e di edhe francezi, transmeton portali arbresh.info.

Mirëpo, Camavinga ende nuk ka pranuar t’i bashkohet Real-it sepse mendon që është shumë herët.

Sipas AS, Rennes gjatë verës do ia shesin Camavinga-n Real-it, por do e mbajnë edhe një sezon në kampionatin francez.

Transferimi pritet të kushtoi rreth 50 milionë euro, kurse nëse gjiganti spanjoll nuk e paguan i interesuar mbetet Manchester United./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme