Naftëtarët kosovarë pranë kolapsit ?

13:32 | 30 Prill 2020
Arbresh.info

Si pasojë e pandemisë së koronavirusit, çmimet e karburanteve kanë rënë në nivelin më të ultë në 20 vjetët e fundit në Kosovë.

Rënia e çmimit të derivateve në këtë kohë pandemie të Covid-19, u mirëprit nga qytetarët, por rënia e shitjes së saj, naftëtarët kosovarë po rrezikon të i dërgoj drejt një kolapsi, ku po rrezikohet edhe falimntimi i kompanive.

Kjo pasi, ditëve të fundit, rënia e kërkesës për furnizim me derivate ka rënë në nivelin më të ulët që nga paslufta.

I pari i Naftëtarëve, Fadil Berjani për Syri.net Kosova, tha se nëse vazhdon kjo situatë, ka gjasë që shumë pika të karburanteve të mbyllen dhe shumë kompani të falimentojnë.

Sipas tij, kjo situatë e krijuar ka bërë që shumë kompani të largojnë nga puna shumë punëtorë pa fajin e tyre, ndërsa tregon se ky sektor në Kosovë numëronte rreth 10 mijë të punësuar para pandemisë.

Tutje, ai shton se nga 100 autobotë me derivate sa importoheshin në vend, tani në Kosovë futen rreth 30 autobotë brenda ditës.

“Ky sektor ka qenë kontribues në arkën e shtetit mbi 30%, ku mbrenda 24 orëve import ka pas mbi 100 autobota, ndersa tashmë brenda 24 orëve hyjnë rrethë 30 autobota” shton Berjani.

Ndërsa, sa i përket çmimit të derivateve, Berjani thotë se atë e percakton Berza dhe organizata prodhuese Opec.

Çmimi për naftë e benzinë ka rënë në 0.85 cent.Ka pas një takim javën e kaluar nga organizata prodhuese OPEC për reduktim të prodhimit ku pritet rritja e çmimeve 10 deri 15% nga fillimi i muajit maj, po këtu po ndikon edhe Koronavirusi në qarkullim të derivateve në tërë botën ku edhe te ne në Kosovë ka ndiku, ku po shihet se qarkullimi i qytetarëve dhe kompanive është shumë i vogël e automjete ne qarkullim ka pak.

Kryetar i shoqatës së naftëtarëve, Fadil Berjani, sa i përket çmimit, thotë se qytetarët janë duke u shërbyer me çmimin më të ulët në regjion, përveq Maqedonisë Veriore ku e kanë akcizën më të ulët për 0.22 cent.

Në lidhje me shqetësimet e naftëtarëve kosovarë, Syri.net Kosova ka pyetur edhe në Ministrinë e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, se cilat janë masat që po i marrin në këtë drejtim për të parandaluar një kolaps të mundshëm të këtij sektori, mirëpo të njejtit nuk kanë kthyer përgjigje tash e sa ditë.

E analisti i ekonomisë, Jakup Bellaqa, për Syri.net Kosova thotë se rreziku i kolapsit të këtyre kompanive vjen si shkak i rënies së aktivitetit zingjiror ekonomik në vend.

Kjo rënie vjen si pasojë zingjirore me sektorët e tjerë te ekonomisë, sepse përderisa nuk ka aktivitete ekonomike nuk ka as shitje të derivateve, pastaj ka lëvizshmëri shumë më të vogël të automjetve për shkak të orarit të reduktuar të qytetarëve.

Sipas Bellaqës, është Qeveria e Kosovës ajo e cila duhet të i dal në krahë këtij sektori, pasi është edhe njëri ndër kontribuesit më të mëdhenjë në buxhetin e shtetit, me një pjesmarrje rreth 30%.

Qeveria duhet të marrë masa adekuate që edhe ketë sektorë ta perkrahë dhe ta stimulojë deri sa nuk përjeton një kolaps në funksionimin e tij, në rast të kundërt do të dëmtohej edhe buxheti i shtetit, sepse do te kishte të hyra buxhetore shumë më të vogla, kur dihet se ekzistojnë diku mbi dy mijë pika shitëse të derivateve në Kosovë.

Tutje, sipas tij përfshirja e këtyre kompanive në një pako financiare stimuluese, është shpëtimi, pasi ky sektor në rast të një kolapsi do ti dëmtonte si në mënyrë direkte ashtu edhe indirekte jashtë mase treguesit mikro dhe makro ekonomik në ekonominë kosovare.

Ndryshe, java e kaluar ishte e zymtë për tregun e naftës. Çmimet ranë nën nivelin zero, duke futur tregjet në një univers paralel ku tregtarët ishin të gatshëm të paguanin 40 dollarë për fuçi vetëm për t’i hequr qafe sasitë e grumbulluara të naftës.

Pas disa javësh mosmarrëveshjeje, anëtarët e Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës janë pajtuar për të ulur prodhimin për rreth 10 për qind edhe pse disa analistë kanë thënë se reduktimi nuk është aq i madh sa për të bërë ndryshime

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme