Në të gjithë botën, njerëzit janë duke pritur për njoftimin se pandemia e koronavirusit po merr fund dhe ata mund të kthehen në jetën normale, transmeton arbresh.info.
Por Wuhan, qendra e shpërthimit të pandemisë ka treguar që normalja mund të mbetet akoma larg.
Kur zyrtarët e Wuhan lehtësuan kufizimet e udhëtimeve në 8 Prill pas një bllokimi 76-ditor, banorët dhe bizneset lokale mësuan se rihapja aktuale e qytetit do të ishte e ngadaltë dhe me dhimbje.
Edhe pse janë hequr shumë ligje të rrepta të bllokimit, shumë dyqane janë ende të mbyllura, restorantet pranojnë një numër të kufizuar të klientëve dhe të gjithë qytetarët që dalin jashtë, mbajnë ende pajisje mbrojtëse dhe përpiqen të shmangin njëri-tjetrin.
Në një konferencë shtypi më 8 prill, Luo Ping, një zyrtar i kontrollit të epidemisë në Wuhan tha se disa sektorë të qytetit ishin kthyer tashmë në normën e rifillimit 100%.
Por edhe media e kontrolluar nga qeveria ka sugjeruar që planet për të rikthyer qytetin në prodhim 100% deri në fund të prillit mund të jenë “shumë optimistë”.
Disa biznesmenë të këtij qyteti thanë për CNN se fitimet e tyre janë 0 dhe qiratë shumë të larta. Ekspertët kanë thanë se mund të duhen muaj që ekonomia e qytetit të rikuperohet, mbase edhe më gjatë.
Ekonomist nga Macquarie Capital Limited, Larry Hu shprehet se virusi do të vazhdojë të dëmtojë në mënyrë afatgjate Wuhan./arbresh.info/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...