Inter nuk dëshiron ta aktivizojë klauzolën e blerjes së Victor Moses nga Chelsea për 12 milionë euro.
29-vjeçari ndali huazim te Fenerbahce gjatë janarit, në mënyrë që të vazhdojë me skuadrën e Antonio Conte-s, transmeton portali arbresh.info.
Mirëpo, Moses ka bërë vetëm shtatë paraqitje dhe shumica e tyre ishin nga stoli.
Sipas Calciomercato, Inter nuk është i përgatitur të paguajë klauzolën e blerjes prej 12 milionë euro në fund të sezonit.
Por, nëse Chelsea lejon huazimin e lojtarit edhe për një sezon me mundësi blerje në fund të sezonit, atëherë do konsiderohet mundësia.
Ashley Young iu bashkua Inter-it gjithashtu në janar, mirëpo arriti të jetë në formacionin e parë para Moses./arbresh.info.
Zeqiri: Një shoqëri e mire është kur të gjithë kanë qasje të...
Osmani takohet me ministrin kolumbian, theksohet rëndësia e ...
Ukraina thotë se Rusia e ka sulmuar me afër 200 dronë
61-vjeçarja nga Shkupi sjell në jetë fëmijën e saj të parë
Ambasadori i Zvicrës: Qeveria e Kosovës ka marr hapa të mëdh...
Tentuan të grabisin një market në Ferizaj, arrestohen dy të ...