Spanjë, shkon në 24.543 numri i të vdekurve nga COVID-19

12:33 | 30 Prill 2020
Arbresh Info

Spanjë, me 268 vdekje të reja në 24 orët e fundit rritet në 24.543 numri i vdekjeve nga COVID-19, tranmseton arbresh.info.

Ndërkohë Spanja po punon për lehtësimin e masave izoluese kundër koronavirusit të cilat do të hyjnë në fuqi me fillimin e javës së re.

Kjo fazë do të përfshijë rihapjen e disa bizneseve të vogla dhe lejimin e disa sportistëve për të rifilluar stërvitjen individuale.

Një pjesë e vogël e shtetit do të fillojë fazën e parë të rihapjes më datë 4 maj, ndërkohë që pjesa tjetër do të mund të fillojë më 11 maj.

Spanja është vendi i dytë në botë me numrin më të lartë të të infektuarve në botë me rreth 236,899 të prekur./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme