Ministri gjerman i brendshëm Horst Seehofer ka ndaluar aktivitetet e Hezbollahu në vend, bën të ditur zëdhënësi i tij përmes Twitterit.
Ai gjithashtu konfirmoi që “masat policore janë duke u ndërmarrë në disa shtete federale”, dhe shtoi që edhe në kohë krizash, sundimi i ligjit mund të veprojë, transmeton portali arbresh.info.
Bastisjet e policisë janë përqendruar në katër shoqata të xhamive në Berlin, Dortmund, Bremen dhe Münster të akuzuar se i përkisnin Hezbollahut.
Gjermania gjithashtu e ka klasifikuar atë si një organizatë terroriste.
Hezbollahu në Evropë
Autoritetet vlerësojnë se rreth 1,050 njerëz në Gjermani janë anëtarë aktivë të grupit militant libanez.
Në shtator, prokurorëve federal iu dha autoriteti të hapnin raste penale kundër anëtarëve të një organizate terroriste të huaj.
Në vitin 2013, ministrat e jashtëm të BE-së ndaluan krahun ushtarak të Hezbollah por jo punën e tij politike në Evropë. Si rezultat, sanksionet mund të vendosen për udhëheqësit e saj ushtarakë.
Mbretëria e Bashkuar caktoi Hezbollahun si një organizatë terroriste në shkurt të vitit të kaluar.
SHBA dhe Izraeli kanë bërë prej kohësh presion ndaj Gjermanisë për të ndaluar grupin plotësisht./arbresh.info/
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?
Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe m...
Krasniqi-kreut të SBASHK’ut: Sfidave të mësimdhënësve iu vje...
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Prokuroria në Prishtinë ngriti 121 aktakuza ndaj 126 persona...
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...