Nesër 1 Maji, Rama tregon si do të veprohet

11:48 | 30 Prill 2020
Arbresh.info

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar me anë të një postimi në Facebook lidhur me ditën e nesërme, që përkon me festën e 1 Majit.

”Nuk do të ketë mbyllje të detyrueshme dhe të gjithë ata që duan të punojnë mund të punojnë, me të njëjtat rregulla si të çdo dite të kësaj jave”, shkruan Rama.

Ndërkohë njofton se Ministrja e Shëndetësisë do të publikojë mbasdite të rejat lidhur me javën në vijim dhe zgjerimin e Zonave të Gjelbërta.

Postimi i plotë:

? NË PËRGJIGJE TË SHUMË PYETJEVE PËR DITËN E NESËRME, 1 MAJ:

Nuk do të ketë mbyllje të detyrueshme dhe të gjithë ata që duan të punojnë mund të punojnë, me të njëjtat rregulla si të çdo dite të kësaj jave?

Ministrja e Shëndetësisë do të publikojë mbasdite të rejat lidhur me javën në vijim dhe zgjerimin e Zonave të Gjelbërta?

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme