Google ADS

Receta e ditës: Gatuani si gratë turke, tavë me patëllxhana

11:01 | 30 Prill 2020
Trina Galanxhi

Kuzhina turke është shumë e njohur dhe shumë e dashur.

Përpos shijes, gatimi turk përmban edhe një aromë shumë të mirë që mbush shtëpinë.

Njerëzit që duan të vizitojnë Turqinë, përpos vendeve turistike, tërhiqen shumë edhe nga kuzhina tradicionale.

Portal arbresh.info sjell për ju sot recetën turke, tavë me patëllxhana, ose ndryshe të njohur si Imam Bayildi.

Përbërësit:

2 patëllxhana të mesëm ( ose 4 të vegjël), të cilët ndahen në pjesë të vogla
Kripë ( sipas dëshirës)
Vaj ulliri
1 qepë e vogël
2 thelpinjë hudhër
¼ lugë e vogël spec i kuq djegëst
Pak kanellë
5-6 domatina të vogla
2 lugë majdanoz të freskët

Përgatitja:

Ngrohni furrën në 350 gradë.

Ndani patëllxhanat në feta, kriposni dhe lërëni të qëndrojnë për 20 minuta. I vendosni në ujë dhe lërëni për pak. Më pas kullojini mirë.

Në një tigan ngrohni vajin e ullirit dhe vendosni patëllxhanat që të fërgohen, për rreth 2 minuta nga secila anë. Shtoni më shumë vaj sa të jetë e nevojshme ndërmjet tufave në mënyrë që patëllxhani të mos digjet, por përpiquni që t’i skuqni sipas nevojës, pa i djegur shumë.

Hiqni patëllxhanat mënjanë.

Në tigan shtoni qepën e grirë imët dhe fërgoni për 5 minuta. Shtoni hudhrat dhe përbërësit tjerë. Hidhini me kujdes domatet dhe ziejini derisa të trashet pak, 5 minuta. Hiqeni nga nxehtësia dhe përzieni në gjysmën e majdanozit.

Në një tavë, ose tepsi të lyer me vaj, shtroni patëllxhanat dhe mbi to shtoni përbërësit e fërguar, si në formë të lazanjes.

Mbulojeni tepsinë me letër alumini dhe piqeni në furrë për 45 minuta.

Përpara se ta shërbeni, hidhni pak majdanoz të freskët dhe shërbejeni të ngrohtë. Ju bëftë mirë! (photo: Fedme) /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme