Google ADS

Shahini tregon vendimet e marra për Arsimin e Lartë dhe mënyrën se si do veprohet

11:00 | 30 Prill 2020
Arbresh.info

Ministrja e Arsimit Besa Shahini bëri me dije vendimet e marra për Arsimin e Lartë dhe mënyrën se si do veprohet.

” Universitetet kanë autonomi dhe riorganizimi i punës ishte detyra e universiteteve. Të gjitha universitetet i janë përgjigjur thirrjes por jo të gjitha në të njëjtën mënyrë sfidës. Duke parë infrastrukturën dhe përgatitshmërinë e pedagogëve dhe studentëve. Dhe për lëndët që kanë kaluar online, po kuptoj që nuk është mbajtur i njëjti standard i punës. Nisur nga pabarazia e studentëve vërehet një nevojë për të kaluar kohë në auditor para provimeve. Nxorëm sot një urdhër që kërkon marrjen e disa masave për mbylljen e drejtë të vitit akademik”, tha ajo.

Shahini tha se për të gjithë ata studentë që do diplomohen:

– do të prioritizohet puna për ata që do diplomohen
– do të mundësohet kthimi në auditore në qershor për 3-4 javë
– provimet dhe riprovimet do të zhvillohen në korrik dhe javën e parë të gushtit për ata që do diplomohen

Ndërsa për gjithë vitet e tjera Shahini njoftoi se provimet dhe riprovimet do zhvillohen në tetor të 2020 ndërsa në auditor mund të kthehen në gusht.

Gjithashtu Shahini tha se mësimi online do të vazhdojnë deri në përfundim të orëve të planifikuara dhe se viti akademik, do të zgjatet deri diku tek dy javë.

“Fillojmë vitin e ri në nëntor të 2020”, tha ministrja./TCH

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme