Prej sot nis zbatimi i dekretit për mbajtje të detyrueshme të maskës, shallit apo faculetës për të mbuluar gojën dhe hundën, masë mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së Covid-19.
Sipas dekretit të miratuar nga Qeveria, secili qytetar që në ambiente të mbyllura nuk mban pajisje për mbrojtje personale siç janë maskat , shalli ose faculeta do të dënohet me nga 20 euro, ndërsa kompanitë që nuk do të respektojnë masat për mbrojtje personale do të denohen deri më 2 000 euro.
“Për mosrespektimin e dekretit për mbajtjen e pajisjeve mbrojtëse që nga 30 prilli janë paraparë dënime: në shumën prej 20 eurosh në kundërvlerë në denarë për individët, dhe për kompanitë ku nuk respektohen masat për mbajtjen e pajisjeve mbrojtëse për punonjësit dhe vizitorët gjobë deri më 2,000 euro në kundërvlerë në denarë “, thuhet në Dekretin e Qeverisë.
Në ambientet e mbyllura publike përfshihen marketet, dyqanet, bankat, zyrat postare, objektet shëndetësore, si dhe transporti publik.
Pajisjet mbrojtëse në sipërfaqe të hapura duhet të mbahen në tregje dhe sipërfaqe të hapura, kur nuk ka mundësi të ruhet distanca fizike prej dy metrash me njerëzit e tjerë që janë afër.
Pajisjet mbrojtëse në sipërfaqe të hapur nuk mbahet vetëm nëse qëndroni në oborr, ose në tarracën e shtëpisë tuaj, me biçikletë, sportit në sipërfaqe të hapur ose automjet udhëtimi me njerëz me të cilët jetoni në bashkësi apo familjarë.
Në banka dhe kursimore në të njëjtën kohë, së bashku me të punësuarit, nuk guxon të ketë më shumë se 5 persona në një hapësirë deri në 50 metra katrorë – më shumë se 10 persona në hapësirë prej 50 deri 100 metra katrorë, më shumë se 15 persona në hapësirë prej 100 deri në 200 metra katrorë dhe mbi 20 persona në hapësirë mbi 200 metra katrorë. /Alsat
Mospërfshirja në listë për zgjedhje, Aliu: Vendim është i im...
Der Spiegel: Kosova ka humbur rreth 12 për qind të popullsis...
Samiti i BE-së: Miliarda ndihmë shtesë për Ukrainën
Përurohet rruga Nacionale N2 Prishtinë – Mitrovicë
Pyetja që i ‘djegu’ Xhenetës, si reagoi ajo në darkën e të n...
Mujka: Dëmi i shkaktuar nga sulmi në kanalin e “Ibër-Lepenci...