Ky është ilaçi më i shpejtë që shëron pacientët e prekur me koronavirus

10:15 | 30 Prill 2020
Arbresh Info

Teksa e gjithë bota po përballet me pandeminë COVID-19, shkencëtarët kanë ofruar një rreze shprese; trajtimin e parë efektiv kundër virusit. Së fundi një studim zbuloi se ilaçi antiviral remdesivir – i zhvilluar fillimisht si një trajtim kundër Ebola – reduktoi  kohën që iu duhej pacientëve me COVID-19 të shërohen, mesatarisht me katër ditë., transmeton arbresh.info

Po ashtu, mes atyre që përdorën këtë medikament u vu re edhe një trend në ulje i vdekjeve.

“Megjithëse me 31 për qind përmirësim nuk duket si një përmbyllje 100 për qind. Ishte një provë shumë e rëndësishme e konceptit, sepse ajo që vërtetohet është se një ilaç mund të bllokojë këtë virus”, shprehet Anthony Fauci, Drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive.

Pas lajmeve për trajtimin e mundshëm, kërkesat për ilaçin u rritën në të gjithë botën Një studim kinez i botuar në Lancet tregoi se ilaçi nuk përmirësonte rezultatet – megjithëse studim nuk ishte i përfunduar. Qeveria amerikane është duke punuar për ta vënë remdesivir në dispozicion të pacientëve sa më shpejt të jetë e mundur.

Ndërkohë, prova e udhëhequr nga Universiteti i Oksfordit, tani ka regjistruar më shumë se 8.000 pacientë në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar. Po realizohet  testimi i pesë ilaçeve ekzistuese, përfshirë një terapi të kombinuar HIV dhe një ilaçi kundër malaries. Organizata Botërore e Shëndetit thotë se rekrutoi më shumë se 1.200 pacientë në mbi 100 vende për “testimin e Solidaritetit” global.

Në Francë, ilaçi i artritit Tocilizumab ka shfaqur premisa  në parandalimin e inflamacionit ekstrem në pacientët me sëmundje të rëndë COVID-19./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme