Google ADS

“Nuk do jetë e lehtë për Lautaro-n të luaj pranë Messi e Suarez”

09:31 | 30 Prill 2020
Arbresh Info

Ish sulmuesi i Barcelonës, Javier Saviola ka paralajmëruar yllin e Inter Milan, Lautaro Martinez për kalimin te “Camp Nou”.

Martinez pritet që gjatë verës t’i bashkohet Barcelonës si zëvendësuesi adekuat i Luis Suarez, transmeton portali arbresh.info.

Por, Saviola beson se do jetë vështirë për argjentinasin të luaj pranë Messi-t sepse duhet tjetër nivel i koncentrimit.

“Lautaro mund të jetë i duhuri për Barcelonën. Por, e dimë si është të luash pranë Suarez, Messi dhe yjeve të tjerë. Nuk do jetë e lehtë të luash me ta”, theksoi ai.

Thuhet se marrëveshja personale me Lautaro-s dhe Barcelonës është arritur, por ende mes dy klubeve./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme