Google ADS

Si të flisni me fëmijët tuaj rreth sëmundjeve të ndryshme

09:43 | 30 Prill 2020
Arbresh.info

Fëmijët mund të ju bëjnë ballë sëmundjeve të ndryshme kur ata e kuptojnë se çfarë është duke ndodhur dhe çfarë mund të bëjnë që te mbrojnë vetën, familjen dhe shoqërinë.  Sigurimi vetëm i informatave bazike tek fëmijët mund të krijoj një situatë alarmuese tek ta nëse nuk i kuptojnë gjërat në detaje.

Për fëmijët e vegjël:  Jepni fëmijës tuaj një shpjegim konkret të asaj se çfarë është duke ndodhur dhe si ndikon tek ata (për shembull; Dega e një pemës ka rënë mbi telat elektrik dhe për këtë arsye dritat nuk punojnë). Tregoni fëmijës tuaj se sa njerëz janë duke punuar për të ndihmuar ata dhe shoqërinë të marrin vetën pas një sëmundjeje. Ndaj me ta të gjithë hapat që janë duke u marr për të mbajtur fëmijët të sigurt edhe pse shpesh fëmijët shqetësohen se sëmundje mund të rikthehet.

Për fëmijët më të rritur: Ata dëshirojnë vetë që te dinë më shumë dhe të përfitojnë më shumë nga informatat rreth sëmundjeve të ndryshme. Pa marrë parasysh se të çfarë moshe janë, filloni të ju bëni pyetje se çfarë din ata tashmë dhe çfarë dëshirojnë të dinë. Pas një krize është mirë për t’u shkëputur nga të gjitha mediat dhe të uleni së bashku të flisni si një familje.

Sigurohuni të pyesni fëmijët tuaj rreth çdo shqetësimi dhe pyetje që kanë. Ndonjëherë ata kanë frikë duke u bazuar në informatat e limituara që janë ose e kanë keqkuptuar atë se çfarë i’u është thënë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme