Mesfushori i AC Milan, Suso ka pranuar se mund të ishte ende duke luajtur në Itali
Spanjolli gjatë afatit të janarit u huazua te Sevilla, pas një sezoni jo të mirë me “Rosonerët”, transmeton portali arbresh.info.
Suso konfirmoi se ende mund të luante për Inter, por shkaku që është rivali lokal i Milan-it nuk pranoi.
“Bisedova me Fiorentinen verën e kaluar dhe u takuam, por vetëm dëgjova. Asgjë nuk kisha me Romën”.
“Mirëpo, isha afër t’i bashkohesha Inter, sepse Luciano Spalleti me telefonoi dhe vërtet me donte te Inter”.
“Ishte një skuadër që luante futboll të mirë me sistem interesant. Mirëpo, do të ishte keq të largohesha nga Milan për Inter”, deklaroi ai.
Spanjolli gjatë muajit të kaluar ka shprehur dëshirën që të mbetet në La Liga dhe të mos kthehet në “San Siro”./arbresh.info.
Moti në Kosovë për këtë të diel
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...