Këto janë shtetet dhe rajonet ende të paprekura nga Covid-19

08:49 | 30 Prill 2020
Arbresh Info

Përderisa numri I të prekurve nga COVID-19 vazhdon të shënoj rritje në të gjithë botën, disa shtete dhe rajone ende nuk kanë raportuar asnjë rast të prekur nga pandemia, transmeton arbresh.info.

Sipas të dhënave zyrtare, është bërë e ditur se deri më sot, koronavirusi ka prekur 213 nga 247 shtetet e njohura nga Kombet e Bashkuara. Ndërkaq numri I shteteve dhe rajoneve që deri më tani nuk kanë raportuar asnjë rast me Covid-19, janë 34.

Në mesin e këtyre ndodhen kryesisht ishujt e oqeanit, arritja në të cilat është e vështirë dhe popullsia e tyre është e ulët.

Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, vendet dhe rajonet të cilët deri më 20 prill nuk kanë raportuar asnjë rast me koronavirus janë këto:

Amerika Latine: Ishulli Bouvet, Georgia Jugore dhe Ishujt Sandëich

Azia: Koreja e Veriut, Taxhikistani, Turkmenistani

Evropa: Ishujt Aland, Ishujt Channel, Svalbard dhe Jan Mayen

Afrika: Territori i Oqeanit Indian Britanik, Komora, Territoret Jugore Franceze, Lesoto, Saint Helena

Oqeania: Samoa Amerikane, Ishulli Christmas, Ishulli Cocos (Keeling), Ishulli Cook, Ishulli Heard dhe Ishujt  McDonald, Kiribati, Ishujt Marshall, Mikronezia, Nauru, Niue, Ishulli Norfolk, Palau, Pitcairn, Samoa, Ishujt Solomon, Tokelau, Tonga, etj. Tuvalu, ishujt e vegjël të jashtëm të Shteteve të Bashkuara. Si dhe ishujt Vanuatu, Ëallis dhe Futuna./arbresh.info/

Të gjitha lajmet për COVID-19, mund t’i gjeni këtu

 

 

 

 

 

 

 

 

Të ngjashme