SHBA vazhdon të prijë për nga numri i vdekjeve nga Covid-19

09:03 | 30 Prill 2020
Arbresh.info

Është me rëndësi të mbahet mend që epiqendra e kësaj pandemie ka ndryshuar me kohën, nga origjina e saj në Kinë, pastaj në Evropën jugore e tani në SHBA.

Por, cilat shtete kanë regjistruar më shumë vdekje nga shpërthimi?

Është një pyetje e ndërlikuar, sepse vende të ndryshme regjistrojnë vdekjen e tyre në mënyra shumë të ndryshme, transmeton portali arbresh.info.

Merrni shembull Belgjikën, ku më shumë se gjysma e vdekjeve të regjistruara kanë qenë në shtëpi kujdesi për të moshuarit dhe bazohen kryesisht në raste të dyshuara.

Kjo bën që të dhënat e vendit të duken shumë më keq kur krahasohen me vendet e ngjashme që nuk regjistrojnë raste të dyshuara në numrat e tyre zyrtarë të vdekjeve Covid-19.

Numri i vdekjeve në Mbretërinë e Bashkuar të mërkurën tejkaloi të dyja, Spanjën dhe Francën, pasi shifrat zyrtare filluan duke përfshirë vdekjet në komunitet, të tilla si në shtëpitë e kujdesit, për herë të parë.

Edhe me këto përjashtime në mendje, të dhënat e mbledhura nga Universiteti Johns Hopkins në SHBA pikturojnë një pamje interesante. Ajo rendit dhjetë vendet e para për vdekjet e regjistruara si:

SHBA me gati 61,000

Italia me 27.682

Mbretëria e Bashkuar me 26,166 (Shifra zyrtare e qeverisë në Mbretërinë e Bashkuar është 26.097)

Spanja me 24.275

Franca me 24,121

Belgjika me 7.501

Gjermania me 6.467

Irani me 5.957

Holanda me 4.727

Kina me 4,637./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme