Shtrohen në spital dy burra pasi pinë dezinfektues për të parandaluar COVID-19

00:38 | 30 Prill 2020
Trina Galanxhi

Gaylord Lopez, drejtori i Georgia Poison Center, tha se një burrë në të 50-at e tij, nga jug-perëndimi i Atlantës, ishte shtruar në spital pasi kishte pirë zbardhues ditën e shtunë.

Ai më vonë u transferua në një repart psikiatrik, raporton The Atlanta Journal-Constitution (AJC).

Lopez tha për gazetën: “Unë nuk njoh pacientë që do pinin aq shumë dezinfektues, thjesht janë pacientë me histori psikike”.

Të nesërmen, një burrë në të 30-tat, nga Atlanta, raportohet se konsumoi një kombinim një produktit pastrimi, larje të gojës, birrë dhe qetësues kundër dhimbjeve.

Nuk është e qartë nëse ka ndonjë lidhje midis burrave që konsumojnë dezinfektuesit dhe komenteve të bëra nga Donald Trump gjatë një konference shtypi javën e kaluar.

Presidenti amerikan ëshë shprehur se produktet shtëpiake të njohura për vrasjen e koronavirusit, mund të funksiononin edhe brenda trupit të njeriut.

Pasi u kritikua nga ekspertët, Trump u shpreh se ka bërë thjesht një pyetjet në mënyrë sarkastike.

Dy gjeorgjianë të tjerë gjithashtu u sëmurën pasi konsumuan produkte të pastrimit të shtëpive para komenteve të Z. Trump, sipas AJC.

Pacientët, në Gjeorgji, të cilët mendohen se kanë probleme psikiatrike, pritet të bëjnë një shërim të plotë./ts/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme