Turizmi është një nga sektorët më të goditur nga pandemia dhe e ardhmja e tij është ende e dyshimtë.
Në një kohë që në vendin tonë sezonit turistik do të ishte hapur me kohë dhe organizimi i festave të mëdha për të ftuar turistët do të ishin zhvilluar tashmë, sot operatorët turistik janë ende duke marrë udhëzime se si mund të zhvillohet turizmin në kushtet e reja që ka krijuar burime të reja infeksioni nga koronavirusi.
Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli dhe ai i Sarandës, Adrian Gurma thanë në “Repolitix” në Report Tv se po punojnë me operatorët turistë duke i udhëzuar për ruajtjen e distancën fizike dhe respektimin e masave higjieno-sanitare.
Operatorët turistikë në Vlorë janë udhëzuar që të respektohet 3 metra lagësi nga çadra në çadër tha kryebashkiaku Leli, ndërsa shtoi se është në koordinim të vazhdueshëm me strategjinë e qeverisë dhe të gjitha institucionet që të shmanget sa më shumë rreziku i infektimit.
“Po koordinojmë punën e përbashkët me strategjinë që qeveria ka përcaktuar për periudhën karantinë në mënyrë që çdo lëvizje e pakoordinuar të mos cenojë sigurinë kombëtare. Operatorëve turistikë u është dhënë urdhër që të respektohet distanca nga shezlongu në shezlong. Pra kushdo operator që kërkon plazh duhet të mbajë distancën 3 metra nga çadra në çadër”, tha Leli.
Ndërsa për Vlorën nuk ka ende një strategji të përcaktuar për turizmin pasi nuk është një “zonë e gjelbër”, për Sarandën dhe bashkitë rreth saj janë një zonë e lirë pa raste infektimesh dhe për këtë kanë nisur me strategjitë turistike nëse në të ardhmen do të mund të kemi turizëm. Kryebashkiaku i Sarandës, Gurma tha se u ka kërkuar të gjitha hotelerive një paketë turistike që nuk ka ndodhur në vitet më parë dhe për turistët shqiptarë hoteleritë kanë përgatitur paketa me 20 % ulje krahasuar me çmimet e viteve më parë.
“Bashkia Sarandë dhe bashkitë fqinje të qarkut të Vlorës janë pjesë e Zonës së Gjelbër. Aktualisht për të mos lejuar hyrjen në këto zona janë vendosur postblloqe në bashkitë që kufizohen me zonat jo të gjelbra dhe kushdo që vjen kthehet pas nëse nuk ka një autorizim që lejohet të kalojë. Në takimet e vazhdueshme me operatorët turistikë kemi marrë miratimin me ofrimin e një pakete turistike të veçantë për të gjithë qytetarët shqiptarë. Kanë ardhur ofertat me një ulje rreth 20 % të çmimit të strukturave të hotelerive krahasuar me vitet e mëparshme. Ata kanë marrë të gjitha orientimet për distancimin fizik”, tha Gurma.
Në lidhje me plazhet publike kryebashkiaku i Sarandës, Gurma tha se këtë vit ndryshe nga vitet e tjera do të kem i plazhe publike falas pa asnjë pagesë dhe do të jetë nga Porti turistik deri tek ish-hotel Turizmi. A shtoi gjithashtu se është siguruar furnizimin me ujë dhe pastrimi e dezinfektimi i përditshëm qytetit jo vetëm tani por dhe gjatë sezonit turistik.
“Furnizimi me ujë dhe pastrimi i qytetit sigurohet çdo ditë dhe kjo do të jetë dhe gjatë sezonit turistik. Bashkia Sarandë, këtë vit, ndryshe nga vitet e tjera nga porti turistik deri tek ish hotel turizmi, plazhi do jetë pa pagesë për publikun, jo si vitet e tjera që ka qenë më pagesë”, tha Gurma.
Ndërsa Leli tha se Vlora ka një vijë bregdetare te gjatë dhe plazhet publike falas janë lehtësisht të gjindshëm.
Të dy kryebashkiakët përsëritën se shpresojnë që këtë vit të ketë një turizëm të kënaqshëm në mënyrë që përmes saj të gjenerohet ekonomia dhe vendet e punës.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...