Donald Trump tha të mërkurën se SHBA-të do të ndërmarrin veprime të forta kundër Kinës pasi ai urdhëroi të inicohen hetime në Pekin.
“Ne po vijmë drejt një rekomandimi shumë të veçantë. Por, nuk jemi të kënaqur me të”, tha Trump për pasojat e mundshme ekonomike kundër Kinës, shkruajnë mediet e huaja, transmeton lajmi.net.
Presidenti tha se Organizata Botërore e Shëndetit po vepronte ashtu siç i konvenonte Kinës. Ai tha se ai do të lëshonte një ‘rekomandim’ se si duhej përballë me OBSH-në dhe Kinën.
Ai tashmë kërkoi në fillim të kësaj jave që Pekini të paguante dëmshpërblime për dëmet e shkaktuara nga koronavirusi në SHBA.
“Jam duke mbledhur informacione”, tha Trump në lidhje me hetimet nga NSA CIA dhe Agjencia e Inteligjencës së mbrojtjes. “Nuk jam i lumtur nga ajo çfarë po shoh”, shtoi i pari i SHBA-ve.
Agjencitë e inteligjencës morën direktiva nga Shtëpia e Bardhë javën e kaluar që të kërkojnë informacione për ditët e para të shpërthimit të koronavirusit, duke përfshirë përgjimet e mjeteve të komunikimit, raportimin e burimive njerëzore dhe rishikimet e imazheve satelitore nga Kina dhe OBSH, bënë të ditur zyrtarë të inteligjencës për NBC News.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu miraton “në ...
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion
Fjalimi i Presidentes, Tahiri: Deklaratat se nuk mund t’i be...