Presidenti Thaçi -Svecles: Unë jam në shtëpi, mos t’ ja mësyj të vij vetëm, le të vijë me Kurtin

23:05 | 29 Prill 2020
L G

Presidenti i Republikës së Kosovës ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së U.D. të ministrit të Brendshëm, Xhelal Svecla, i cili në një konferencë për media tha se presidenti do të karantinohet nëse është takuar me kreun e AKR-së, Behgjet Pacolli.

Presidenti Hashim Thaçi në një lidhje telefonike në “Debat Plus” i quajti ndërmarrje kriminale Kurtin dhe Sveclën.

“Ndërsa për interesimin e Sveçles dhe Kurtit, si ndërmarrje kriminale që janë shndërruar dhe që u intereson lokacioni im, unë jam në shtëpi . Edhe sa i përket masave të tjera, duhet të mendojnë që të mos krijojnë konfuzion, shpifje, marrëzira, dhe të mos kërcënojnë njerëz të politikës, as deputetë, e kësaj radhe as z. Pacolli.  Kështu që lokacioni im është në shtëpi, për ministrin, edhe për shefin e tij dhe gjithë ndërmarrjen kriminale të tyre. Mos të ja mësyj të vij vetëm, le të vije me Kurtin”, u shpreh Thaçi./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme