Këngëtarja e njohur e skenës shqiptare, Dafina Zeqiri, përkundër situatës së rënduar në vend nuk po ndalet së punuari në projekte të reja muzikore.
Ajo tashmë është duke punuar në albumin e saj të ri, në të cilin përfshihen edhe disa bashkëpunime, shkruan portali arbresh.info
Së fundmi, përmes një postimi në ‘Instastory’, Daffy e bëri të ditur një talent që nuk e kishte ndarë më parë me fansat e saj.
Ajo zbuloi se ka luajtur në klarinetë në moshën 8 deri 14 vjeçare.
Dafina gjithashtu ka qënë pjesë e një orkestre private në Suedi. Ajo ripostoi një foto nga ‘Bymoneyz’, ku shfaqet duke i rënë klarinetës.
Dafina të shumtën e kohës në këtë periudhë pandemie e ka kaluar në studio, e cila herë pas here ka shpërndarë edhe video duke interpretuar për fansat e saj.
Ndërkohë, “Një herë një jetë” mbetet kënga e fundit e lansuar nga ajo në bashkëpunim me producentin Cricket. / arbresh.info/
Hamzën në Hannover dhe Köln: Kosova është shtëpia jonë e për...
Vazhdojnë paraqitjet e mira të Zhegrovës – shpallet lojtari ...
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë
Incidentet në takimin e Ramës me shqiptarët e Britanisë, një...