Rusia mohon pretendimin se është prapa një komploti që mund të vrasë kryetarin e Pragës, Zdenek Hrib

21:53 | 29 Prill 2020
Arditë Shkodra

Rusia ka mohuar pretendimet se është prapa një komploti që mund të vrasë krytarin e Pragës, Zdenek Hrib, ndërsa ky lajm ka qarkulluar në mediet çeke.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, deri më tani është pohuar se një agjent rus është dërguar në Pragë për të helmuar kryetarin e bashkisë me helm ricin, një toksinë shumë e fuqishme.

Ndërkaq revista “Respekt” pati shkruajtur se komploti u zbulua nga shërbimet e inteligjencës çeke, dhe që nga ajo kohë Hrib është nën mbrojtjen e policisë.

Megjithëse marrëdhëniet midis dy palëve raportohet se janë të tensionuara, Kremlini ka mohuar kategorikisht këtë pretendim.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme