Këshilltari i presidentit të Republikës së Kosovës, Adil Behramaj thotë se ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Svecla i ka dhënë dje leje speciale Aleksandër Jablllanoviqiti, ish-ministrit të shkarkuar, i cili i kishte fyer nënat gjakovare.
Përmes një postimi në Facebook, Behramaj ka publikuar edhe dokumentin e lejimit të lëvizjes./arbresh.info
Postimi i plotë:
Xhelal Sveçla, si ushtrues detyre i ministrit, dje i paska dhënë leje speciale për të lëvizur lirshëm në tërë territorin tonë edhe Aleksandër Jabllanoviqit, ish-ministrit të shkarkuar, i cili nënat që nuk i kishin lejuar pelegrinët serbë të hynin në Gjakovë i kishte quajtur edhe egërsira. Lëvizja Vetëvendosje atëherë e kishte shfrytëzuar këtë deklaratë të poshtër të tij për të organizuar protesta të dhunshme gjithandej Kosovës, duke e djegur në fund edhe objektin e Qeverisë. Tash qytetarët i kanë izoluar, deputetët e Kuvendit të Kosovës i kërcënojnë me arrestime, kurse Aleksandër Jabllanoviqit i japin edhe leje speciale për të lëvizur në tërë Kosovën. Na ka mbetur neve të skuqemi për paturpësinë e tyre!
Një tjetër ndryshim po vjen në versionet iOS dhe Android të ...
Shtetet në zhvillim thonë se 300 miliardë dollarët e ndarë p...
Si nisi karriera e Rovenës?
Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi ës...
Pse Sara i kërkoi falje Drilonit?
Sekuestrohen 76 kilogramë drogë në Itali/ Dy të arrestuar, n...