Edicioni i sivjetmë i “Eurovision” është anuluar, për shkak të përhapjes së virusit COVID-19.
Ara ka menduar për fansat një surprizë të veçantë, e cila është perfekte dhe ajo që duhej në këto ditë të vështira, shkruan portali arbresh.info
Përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Instagram, Arilena ka paralajmëruar se do të mbajë koncert recital në Sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë.
“Sounds of Silence (Tingujt e qetësisë)” është titulli i këtij koncerti, i cili do të mbahet pa audiencë për shkak të situatës, megjithatë do të transmetohet në të gjitha platformat dixhitale.
“E lumtur të ndaj me ju këtë lajm! Recitali im live, nga Sheshi “Nënë Tereza”, shkroi Arilena Ara në mbishkrimin e fotografisë në Instagram, e cila paralajmëronte këtë koncert.
Arilena Ara përndryshe kishte prerë biletën si përfaqësuese e Shqipërisë sivjet në “Eurovision 2020”, pasi ishte shpallur fituese Festivalit të RTSh-së në dhjetor të vitit të kaluar me këngën “Shaj”. /arbresh.info/
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...