Granit Xhaka ka këmbëngulur se fjalosja me tifozët e Arsenalit gjatë një ndeshje të Premierligës kundër Crystal Palace ishte keqkuptim dhe se tani është i etur të shikojë përpara dhe të përqendrohet në të ardhmen e vet në Emirates Stadium.
U duk sikur koha e Xhakës në Arsenal po mbaronte pas reagimit të ashpër të tij ndaj tifozëve të vet, të cilët e abuzonin nga tribunat pasi u zëvendësua gjatë barazimit 2:2 me Palace në tetor të 2019-s, transmeton Gazeta Express.
27-vjeçari nga Kosova i shau tifozët e Arsenalit duke iu thënë “pi*dhuni” rrugës jashtë fushës për në zhveshtore. Si pasojë, trajneri i atëhershëm Unai Emery e përjashtoi nga detyra e kapitenit të ekipit.
Trajneri spanjoll e la jashtë skuadrës përfaqësuesin e Zvicrës pas atij incidenti, por Xhaka ia doli ta rindërtojë karrierën e vet në Emirates pas ardhjes së Mikel Artetas në postin e trajnerit në dhjetor.
Arteta e bëri të qartë se Xhaka është pjesë e rëndësishme e planeve të tij për të ardhmen dhe kosovari ka luajtur titullar nën urdhrat e tij në çdo lojë.
“Ato fishkëllima ndaj meje, ajo urrejtje, ishin diçka të reja për mua. Ajo çfarë ndodhi, ndodhi. Nuk mund ta zhbëjmë. Mbase ka qenë një keqkuptim dhe të dy palët e tepruam deri diku”, tha Xhaka për Sport 1.
“Ajo është punë e kryer për mua, duhet të shikoj përpara tani, ta motivoj veten pozitivisht në këtë situatë dhe mos të zhytem në negativitet”, shtoi Xhaka.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...