Google ADS

Sindikatat-Maqedoni: Nuk mund të lejohet largimi i punëtorëve nga vendet e punës

17:47 | 29 Prill 2020
L G

Sindikatat dhe shoqatat e qytetarëve që mbrojnë të drejtat e punëtorëve në një reagim të përbashkët kundërshtojnë deklaratën e Ministrit të Financave, Nina Angelovska për lehtësimin e kushteve për mbajtjen e numrit të punonjësve gjatë përdorimit të masave për subvencionim të pagave për kompanitë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Nëse kjo realizohet, do të thotë dhjetëra mijëra të rinj të papunë në prag të krizës së pritshme ekonomike dhe dhjetëra mijëra familjeve në varfëri. Është turp që një qeveri e quajtur Social Demokrate, e cila duhet të kujdeset për të varfëritë dhe klasën punëtore, duhet të shpallë masa të tilla, veçanërisht dy ditë para ditës së një majit, Ditës Ndërkombëtare të Punës, të cilën ne e konsiderojmë si mos respektuese ndaj kësaj feste dhe një fyerje për punëtoret dhe punëtorët.

Nuk duhet harruar që fondet nga të cilat financohen këto masa vijnë nga taksapaguesit, domethënë ato janë para të të gjithë qytetarëve të këtij vendi, kështu që ato duhet të shpenzohen për të mirën e të gjithëve, dhe jo vetëm për të mirën e grupeve të caktuara të njerëzve të fuqishëm”, thuhet në reagimin e përbashkët.

Ata kërkojnë përgjegjësi nga Ministrja e Financave dhe menjëherë ndalojnë procesin e ndryshimit të dekretit për mbështetjen financiare të punëdhënësve të sektorit privat.

Sindikatat dhe shoqatat e qytetarëve kërkojnë që të konsultohen në përgatitjen e masave në lidhje me punëtorët dhe që asnjë vendim i tillë të mos merret pa pëlqimin e tyre.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme