Pasi bëhet një gabim, është e vështirë për të rregulluar trashësinë e vetullave apo harkun e përsosur. Një ekspert tregon hapat që duhet të ndiqni që mos gaboni, nëse preferoni t’i hiqni vetë vetullat në shtëpi.Shpesh ndodheni para dilemës: Shumë e hollë, e gjatë, e drejtë apo e harkuar? Besojeni ose jo, pornga vetullat të tjerët mund të ndryshojnë perceptimin që kanë për ne. Mjafton një hap i gabuar dhe pasojat, vështirë të rikuperohen.
Hiqini shpesh
Prania e një qime tek vetullat i humb perfeksionin atyre, ndaj zgjidhja më e mirë është t’i hiqni ato shpesh, duke i prerë rregullisht. Në këtë mënyrë i jepni fund torturës për të ruajtur madhësinë, gjatësinë dhe harkun e tyre. Në këtë mënyrë, sa herë që vendisni t’i pastroni ato, ju ndiqni të njëjtën linjë, duke mos i dëmtuar vetullat.
Qëllimi është të mos i lini asnjëherë të rriten aq shumë sa të humbasë forma e tyre e vërtetë. Një herë në muaj? Jo është shumë. Provoni një herë dy javë, sepse është momenti i duhur.
Vendos linjat
Nësë doni që të mos bjenë në sy ndryshime në fytyrën tuaj, e kjo për shkak të vetullave, atëherë vendos një linjë të qartë.
Do të thotë, ruani një kufi të gjatësisë dhe harkut të tyre, pa e ndryshuar atë në mënyrë të vazhdueshme, pasi ndodh që në shumicën e rasteve, kur ju i ndryshoni asaj formën, kjo ndikon edhe në paraqitjen tuaj.
Shkurtoni bishtin e vetullave
Ruani trashësinë, por edhe gjatësinë: Qëllimi është të zgjeroni pamjen e shikimit tuaj. Kjo është arsyeja pse vendosim vijëzues, ose qerpikë në anën e jashtme të syrit. Në këtë mënyrë do të shmangni dëmet dhe në sajë të një vijëzuesi, edhe kur i keni shkurtuar më shumë sesa duhet, mund të mbushni këtë defekt me anë të një vijëzuesi.
Për të qenë të sigurt se bishti i vetullave ka gjatësinë ideale, thjesht ndiqni dy rregulla. Fillimi i vetullës së majtë duhet të jetë paralel krahun majtë të hundës, e cila përkon me cepin e brendshme të syrit. Sa për bishtin e saj, ajo duhet të jetë në të njëjtën linjë me cepin e jashtëm. Mos u shqetësoni pë krahun tjetër, gjeometria është e njëjtë edhe për atë.
Ruani simetrinë
Sa herë kemi thënë: Vetulla e majtë, nuk është njësoj me të djathtën. Mos harroni, të gjithë kemi formën e preferuar të vetullës, e cila gjithmonë i përgjigjet harkut të saj natyral. Shpesh kërkimi i përsosmërisë të harku i të dyja vetullave mund të bëhet obsesion.
Në të vërtetë, kjo simetri arrihet vetëm në rastin kur fytyra është e përsosur, gjë e cila ndodh vetëm në rastet ideale. Për fat të keq, jo të gjithë duhet të frymëzohemi nga Cara Delevingne apo Kim Kardashian.
Forma e vetullave
Ata që ëndërrojnë për vetulla të përsosura dhe të drejta, së pari duhet të marrin parasysh një element të rëndësishëm: Nëse hunda ka një formë ideale, mund të keni vetulla të drejta.
Nga ana tjetër, nëse, ajo devijon, kjo mund të rezultojë me një devijancë të lehtë të vetullës. Mos harroni, qëllimi i heqjes së vetullave është të nxjerrë në pah fytyrën.
BONUS 4 receta per rritjen e vetullave
Shumë herë detyrohemi të përdorim pickatore për të vënë në rregull vetullat, apo i dizenjojmë tek estetistja. Por ju ndodh që teksa tentoni t’i rekuperoni, i shkatërroni më keq.
Mos tu zërë pa niku, dhe merrni në dorë produktet kozmetike për të mbuluar boshllëqet, si lapsi, dylli apo produktet e kremrave. Me pak durim të përpiqemi të bëjmë një vetull më të trashë dhe më shpejtë.
Vaj, vaj, vaj
Mes kurave natyrale, vajrat zënë vendin e parë. Receta perfekte është ajo me vajin e ricinës, të ullirit dhe të bajameve dhe aplikojeni në vetull para gjumit. Vitamina E me të cilën janë të pasura këto vajra në veçanti, i trash dhe i forcon, përveçse i stimulon të rriten. Edhe vaji i kokosit mund të përdoret për këtë qëllim, mjafton ta aplikoni të vakët dhe ta masazhoni mirë.
Më parë veza
Nëse kemi kohë mund të bëjmë një recetë me vezë, ku përmbajtja e proteinave është shumë e lartë, aq sa ushqen flokët dhe si rrjedhojë edhe vetullat. Për një maskë efikase përdoret vetëm e verdha e vezës e rrahur. Aplikojeni në vetull dhe lëreni për të paktën çerek ore.
Zëvendësimi natyral
Për të ndihmuar rritjen e qimeve të reja është shumë e rëndësishme të bëni një scrub një herë në javë për të zëvendësuar qelizat dhe për të aktivizuar qarkullimin e gjakut me një eksfoliant për lëkurën.
E fundit por jo më pak e rëndësishme
Nëse nuk mundemi të bëjmë maska vetë, drejtojuni produkteve farmaceutike që stimulojnë rritjen e qimeve të lokalizuara, Të mira janë serumet me bazë flavonoidi dhe peptidi që përfshijnë që merren direkt me rritjen e qimeve.
Rohde i shqetësuar për moscertifikimin e Listës Serbe: Proce...
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...