Covid-19 në Britani, 601 viktima në 24 orët e fundit

16:36 | 29 Prill 2020
Arditë Shkodra

Anglia, Skocia dhe Uellsi regjistruan këtë të mërkurë edhe 601 viktima të tjera si pasojë e koronavirusit.

Gjithsej në Britani kanë humbur jetën 22,279 persona. Anglia shënoi 445 viktima, Skocia 83 dhe Uellsi 73.

Më vonë gjatë ditës pritet dhe raportimi i Departamentit të Shëndetësisë që për herë të parë do të përfshijë në raportet e saj edhe viktimat në qendra të vogla shëndetësore dhe në shtëpi.

Deri më tani numri i të prekurve në Britani është mbi 161 mijë persona.

Në rradhët e terapisë intensive janë mbi 1500 pacientë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme