Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në Institutin për Shëndet Publik janë regjistruar 38 pacientë të shëruar, prej të cilëve 19 janë nga Shkupi, 3 nga Tetova, 9 nga Struga, 4 nga Manastiri dhe 3 nga Gostivari.
Nga MSH informojnë se në Klinikën për Sëmundje Infektive ka ndërruar jetë një pacient 50-vjeçar nga Shkupi, ndërsa në Klinikën për Onkologji ka ndërruar jetë një pacient 51-vjeçar nga Prilepi, i cili dje është diagnostikuar me Covid-19.
Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 21 raste të reja me coronavirus, prej të cilëve 7 në Shkup, 6 në Kumanovë, 4 në Prilep, 1 në Tetovë, 1 në Pehçevë, 1 në Dellçevë dhe 1 në Strugë.
Me rastet e sotme numri i të infektuarve shkon në 1442, ndërsa numri i rasteve aktive është 742.
“Ik se po të mbys shpulla” – Eskalon debati në kërcënime mes...
Agani premton “dy vite pushim të lehonisë” për gratë e punës...
Shkup: Gjendet i vdekur një shtetas turk
Qasja e LDK-së ndaj ujdisë së Ohrit, Haziri: Marrëveshje të ...
Parlamenti i BE-së miraton një kredi rreth 38 miliardë dolla...
“Nuk flas me pijanece unë”, Mevlani shokon me deklaratë