Maqedonia renditet e gjashta në Ballkan për sa i përket ndarjeve të fondeve për armatime në vitin 2019, tregon raporti të ri nga Instituti Ndërkombëtar për Kërkime të Paqes në Stokolm (SIPRI).
Në krahasim me vitin 2018, vendi ka rritur buxhetin e tij për armatime me 30 përqind dhe kostoja totale e blerjes së armëve dhe pajisjeve është 151 milion dollarë, përcjell telegrafi maqedoni.
Bullgaria ka shënuar rritje më të madhe relative të shpenzimeve ushtarake në nivel global vitin e kaluar, si rezultat i blerjes së avionëve luftarakë. Shpenzimet ushtarake të Bullgarisë u rritën për 127% në 2019 në një total prej 2.127 miliardë dollarë si rezultat i pagesës së plotë për tetë avionë të rinj luftarak.
Serbia renditet në vendin e pestë me 1.144 miliardë dollarë në shpenzime ushtarake në 2019, me 43 përqind më shumë se 2018.
Bullgaria dhe Rumania rritën shpenzimet e tyre ushtarake midis 2010 dhe 2019 për më shumë se 165, gjegjësisht 154 përqind, theksojnë nga SIPRI.
SIPRI është institut ndërkombëtar me seli në Suedi, i dedikuar për kërkimet mbi konfliktet, armatimet, kontrollin e armëve dhe çarmatimin.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...