Google ADS

Mbijetesa në pandemi, me biçikletë nga Rrogozhina në Kavajë për të siguruar bukë

14:10 | 29 Prill 2020
Arbresh.info

Pa asnjë të ardhur dhe pa asnjë ndihme ekonomike, një kryefamiljar nga Gosa e Rrogozhinës udhëton çdo ditë me biçikletë deri në Kavajë.

Në një gjendje jo te mirë shëndetësore dhe mes frikës nga koronavirusi, Islam Doda shkel karantinën çdo ditë dhe udhëton 8 km me biçikletë, për të siguruar ndonjë punë ditore që te blejë ushqimet për familjen.

Shpesh herë shkon dhe vjen pa gjetur punë dhe pa siguruar asnjë qindarkë për ushqimet e vajzës 5-vjeçare apo ilaçet e veta.

Edhe pse disa javë ne izolim pranë kësaj familje nuk ka ardhur asnjë pako ushqimore dhe për këtë 47-vjeçari ka një lutje.

“Mos boni politike me të varfrit, këtu jemi për capën e bukës. Ju lutem kontrolloni listat ku çoni ushqimet”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme