Vazhdon zbatimi i projektit të binjakëzimit në mes të Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës dhe të Polonisë përmes komunikimit online

14:01 | 29 Prill 2020
Arbresh.info

Ka vazhduar zbatimi i projektit të binjakëzimit në mes të Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës dhe të Polonisë përmes komunikimit online.

Në takimin virtual me ekspertë nga Varshava dhe Lisbona u diskutua draft-raporti i auditimit të teknologjisë informative i cili i dedikohet menaxhimit të sistemeve IT-së në njërin prej institucioneve qendrore të Kosovës, tranmseton arbresh.info.

Gjatë këtij takimi u diskutua edhe për mënyrën e paraqitjes së konkluzioneve dhe rekomandimeve të auditimit në mënyrë efektive, që ato të jenë më të kuptueshme dhe të zbatueshme.

“ër shkak të situatës së krijuar nga pandemia COVID-19, takimi i radhës për zbatimin e projektit “Fuqizimi i mëtejmë i ndikimit të Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës” në mes të zyrtarëve të Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA) dhe atyre të Zyrës Supreme të Auditimit të Polonisë u mbajt përmes një video-konference.Në takimin virtual me ekspertë nga Varshava dhe Lisbona u diskutua draft-raporti i auditimit të teknologjisë informative i cili i dedikohet menaxhimit të sistemeve IT-së në njërin prej institucioneve qendrore të Kosovës.Ky takim u mbajt në kuadër të komponentës së tretë të projektit “Përditësimi i doracakëve të auditimit dhe të letrave të punës, në përputhje me legjislacionin dhe Standardet Ndërkombëtare të Institucioneve Supreme të Auditimit”.Në kuadër të kësaj komponente veç të tjerash janë duke u pilotuar edhe dy auditime të teknologjisë informative, të cilat do të realizohen nga auditorët e teknologjisë informative të ZKA-së, me ndihmën e kolegëve të tyre polakë dhe portugezë.Gjatë këtij takimi u diskutua edhe për mënyrën e paraqitjes së konkluzioneve dhe rekomandimeve të auditimit në mënyrë efektive, që ato të jenë më të kuptueshme dhe të zbatueshme.Auditimi i Teknologjisë së Informacionit është një ndër llojet më me interes të auditimeve që zhvillohet nga Institucionet Supreme të Auditimit në mbarë botën. Në këtë drejtim edhe ZKA-ja është duke kryer auditime të sistemeve të TI-së, duke pasur parasysh parimet e përgjithshme të auditimit që rrjedhin nga Standardet Ndërkombëtare për Institucionet Supreme të Auditimit.Auditimi i TI-së nënkupton ekzaminimin e zbatimit të sistemeve të TI-së për të garantuar se ato përmbushin nevojat e subjektit, pa komprometuar sigurinë e të dhënave, privatësinë, koston dhe elemente të tjera kritike të veprimtarisë së subjektit të audituar”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme