Timo Werner në bisedime me dy gjigantët italian

13:32 | 29 Prill 2020
Arbresh Info

Agjenti i Timo Werner ka nisur bisedimet me gjigantët italian Juventus e Inter, pavarësisht raportimeve se do transferohet te Liverpool.

Gjermani ka shkëlqyer këtë sezon dhe kualiteti i tij ka fituar vëmendjen e gjigantëve evropianë, transmeton portali arbresh.info.

Sipas Sky Sports, “Zonja e Vjetër” dhe “Neurazurët” gjithashtu janë të interesuar për 24-vjeçarin.

Ka spekulime se nëse “Reds” nuk veprojnë se shpejti dhe të sigurojnë shërbimet e gjermanit, atëherë lojtari do kalojë në kampionatin italian.

Werner gjatë këtij sezoni për klubin gjerman ka kontribuar me 27 gola dhe 12 asistime në të gjitha garat./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme